17:11 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ilir Latifi sonte në kafaz, këto janë detajet

Ilir Latifi qoftë për shkak të lëndimeve, qoftë për shkak të një humbjeje, ka pasur më pak vëmendje të medieve dhe më nuk përmendet si pretendent për titull bote në UFC në asnjërën kategori.

Por, ky luftëtar i MMA, që garon me shtetësi suedeze, sonte e ka rastin ideal, mbase të fundit që të ringjall karrierën e tij dhe të synojë edhe një herë majën e renditjes botërore.

Latifi do të përballet me luftëtarin zviceran me prejardhje turke Volak Ozdemir në duelin që zhvillohet në Uruguai dhe që është shtyre disa herë, për shkak të lëndimeve dhe riaranzhimeve.

Latifi, tashmë 36 vjeçar, ka humbur nga Anderson në duelin e tij të fundit dhe që nga dhjetori i 2018-ës nuk ka zhvilluar asnjë duel, kurse Ozdemir është po ashtu në pozitë të palakmueshme.

Në janar të vitit të kaluar ai sfidoi Daniel Cormierin për titull, që ishte pika më e ndritshme në karrierën e tij, duke shtuar se pasi e humbi atë duel, Ozdemir u mund edhe nga Smith dhe Reyes.