17:07 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ilir Meta në Bjeshkët e Sharrit, shijon boronicat e Kosovës

Derisa politikanët tanë zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e verës, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po promovon dhe po relaksohet në malet e Kosovës.

Meta madje po eksploron turizmin malor, duke shëtitur nga një pjesë në tjetrën, shkruan Indeksonline.

Sot ai ka postuar një fotografi në Bjeshkët e Sharrit ku duket mjaftë sportiv e ku shkruan: Në Bjeshkët e Sharrit, atje ku boronicat të shoqërojnë kudo./Indeksonline/