20:27 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ilir Meta nesër në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur zyra për informim e Presidentit Hashim Thaçi, përmes një komunikate për media.

Meta dhe Thaçi do të priten nga garda ceremoniale e FSK-së, tek Platoja e Teatrit në Gjilan në orën 10, ndërkaq në orën 11:15 do të marrin pjesë në manifestimin qendror të 28 Nëntorit në Gjilan, ku do të zbulohet edhe shtatorja e Heroit Kombëtar, Idriz Seferi./Indeksonline/