10:48 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Imami i Drenasit akuza për Sekretarin e BIK-ut

Imami nga Drenasi, Osman Musliu ka akuzuar sekretarin e përgjithshëm të BIK-ut Resul Rexhepin për shkelje të rregullores dhe dëmtim të rëndit në kuadër të BIK-ut.

Sipas imamit Musliu, sekretari Rexhepi i ka mundësuar kryetarit të BIK-ut, Naim Tërnaves ta shkelë kushtetutën për ndryshim të nenit me qëllim të vazhdimit të mandatit të tretë në mënyrë të paligjshme.

Musliu ka thënë se Rexhepi asnjëherë nuk e ka ngritur zërin kundër diplomave të blera të cilat i ka arkivuar ai, të cilat nuk mund të nostrifikohen në asnjë institucion arsimorë nëpër botë.

Imami ka thënë se Rexhepi dyshohet ta ketë falsifikuar datën e lindjes së tij, vetëm për t`ia vazhduar vetes mandatin e tij si sekretar.

Postimi i plotë i Imamit Osman Musliu:

Sindikata e Pavarur e Bashkesise Islame te Kosoves

FENOMENI RESUL REXHEPI NË BIK-së

Resul Rexhepi rreth 40 viteve me radhë është në funksione të larta të BIK. Ai ishte drejtor si dhe këshilltar i kryetarit të kryesisë , ndërsa sot është sekretar i përgjithshëm i BIK, pozitë të cilën e kishte marr padrejtësisht vite më parë, duke shkelur drejtpërdrejtë rregulloren e brendshme të punës, e cila pozitën e sekretarit e kushtëzonte me kualifikim superior të fakultetit juridik.

Resul Rexhepi është personi i cili më së shumti e ka dëmtuar rendin në kuadër të BIK,duke hapur rrugën e shumë parregullsive dhe shkeljeve flagrante brenda këtij institucioni.

Fenomeni Resul kaq shumë vite, asnjëherë nuk e ka ngritur zërin kundër diplomave të blera të cilat i ka arkivuar vet dhe që shumë prej tyre nuk mund të nostrifikohen në asnjë institucion arsimor në botë. 
Dhjetëra kuadro punojnë sot në institucionet e BIK me diplomë false,me të cilat Resuli as që është marr ndonjëherë me verifikimin e burimeve të tyre.

Fenomeni Resul nuk është marr asnjëherë me parandalimin dhe as lajmërimin e shkeljeve të shumë këshillave të BIK, të cilat disa nga to kanë t`huajsuar pasuritë dhe patundshmëritë vakufnore, duke i shitur ose duke i dhënë ato me koncesione njerëzve të fuqishëm afarist.

Fenomeni Resul, është pikërisht ai i cili i mundësoj kryetarit të Kryesisë së BIK të shkel kushtetutën duke ndryshuar nenin 49, i cili i hapi atij rrugën e mandatit të tretë në mënyrë të paligjshme.
Fenomeni Resul në BIK është gjithashtu ai i cili mban pozitën e sekretarit të kryesisë dhe të kuvendit,si formë më lehtë për të mbajtur nën kontroll institucionin legjislative të Kuvendit dhe të kryesisë. Forma më e mirë e manipulimit mes dy institucioneve. 

Fenomeni Resul Rexhepi mbi 10 vite me radhë mbanë përgjegjësinë e redaktorit të vjetarit takvimit me tirazh mbi 20.000 kopje, të cilin e disa vite me radhë e botuar nga e njëjta shtëpi botuese !!!.
Fenomeni Resul Rexhepi, është po ai i cili lejoj botimin e letrave me vlerë në kuadër të BIK pa komisione përkatëse të më shumë se një personi.

Fenomeni Resul, dyshohet për falsifikim të datëlindjes së tij, vetëm për t`ia vazhduar vetes mandatin e tij si sekretar, kurse shokët e gjeneratës së tij tanimë të gjithë kanë kaluar në pension. 
Fenomeni Resul Rexhepi vazhdon pozitën e sekretarit, edhe pse ka mbushur vitet e pensionimit, sepse ashtu i ka urdhrat që të mos lejoj shkëputjen e këtij institucioni nga hallka e hershme e byrosë së Beogradit dhe demokratizmin e tij siç do i kishte hije.

Fenomeni Resul do të merret edhe me organizimin e ta ashtuquajturave zgjedhje të Kryesisë së BIK-së, të cilat janë paraparë të mbahen në tetor të këtij viti.

Kuptimi i emrit Resul në gjuhën shqipe ka kuptimin i “dërguar”. Prandaj si duket ai beson se është i dërguar për të “ shpëtuar” BIK-së. 

S’ke faj ti Resul! Bravo ty Resul ! Ke mbijetuar gjatë, por ti nuk je vetëm aty, përndryshe nuk do të arrije të jesh kaq gjatë në vendimmarrje të BIK-së.