18:53 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Immobile: Dua ta thyej rekordin e Higuainit

Lazio i Simone Inzaghi arriti ta mposht Sampdorian sot në Serie A italiane me rezultat bindës 5-1.

Lazio ka shkëlqyer këtë sezon dhe kjo fitore e 5-1 është një tjetër provë që Inzaghi ka bërë një punë të mahnitshme me ekipin e tij.

Ciro Immobile është golashënuesi më i mirë në Serie A pasi sulmuesi italian shtoi edhe tre gola të tjerë sot.

Immobile tani ka shënuar 23 gola deri më tani këtë sezon dhe ai mund të jetë në gjendje të mposhtë rekordin e  Gonzalo Higuain.

‘Ne donim të dilnim mirë sot dhe ashtu bëmë. U nisëm si luanë që na lejuan të bënim një epërsi të mirë. Scudetto? Ne duam të kualifikohemi në UCL, ky është qëllimi ynë kryesor. Rekordi i Higuain? Nuk do të jetë e lehtë por do të doja të isha në gjendje ta mposhtja këtë rekord, le ta shohim … ‘ – u shpreh Immobile

Me fitoren, Lazio kalon më pranë Interit duke ngecur me një pikë pas tyre dhe tri pikë pas Juventusit./Indeksonline/