75 Mall Live Search
22:04 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Incidentet që mund të ndodhin gjatë marrëdhënieve

Vetvetishmëria dhe gjallëria e seksit mund të sjellin dhe incidente të çuditshme.

Ndonjëherë nuk jemi të eksituar sa duhet dhe ndjejmë më shumë dhimbjen. Seksi nuk duhet të jetë i dhimbshëm, por ndonjëherë kur ka shumë ngazëllim, rrugës, mund të marrim ndonjë plagë.

Dhimbje vaginale / si ndodh? Është një nga nga dëmtimet më të përhapura që shkaktohen nga një faktor: thatësia vaginale. Pa lubrifikimin e nevojshëm ( natyral ose jo) fërkimi gjatë penetrimit mund të irritojë lëkurën e ndjeshme rreth vulvës.

Trajtimi: Irritimi shërohet me kalimin e kohës ( vagina është një organ magjik, vetëshëruese dhe vetëlubrifiukuese), por ju duhet të ndaloni për të kuptuar se cili veprim e shkaktoi këtë. Për të trajtuar një vaginë të irrituar, përdorni kompresa të ftohta dhe të ngrohta. Nëse keni vaskë në shtëpi është e rëndësishme që mos bëni banjo me locione me parfum ose kimikate të ndryshme. Duhet kujdes dhe duhen evituar të gjitha produktet që përmbajnë kimikate , kjo sepse mund të agravojnë gërvishtjet apo plagën. Kompresat me ujë të ftohtë, ose me disa kuba me akull të mbështjella më një pecetë apo napë, janë gjithashtu një ndihmë e madhe. Mos vendos akull direkte në vaginë dhe përdor mbathje pambuku që lejojnë që vagina të marrë frymë. Në të ardhme, për të evituar gërvishtje, duhet patjetër të përdorni lubrifikim, lubrifikim, lubrifikim, para se të kaloni tek akti i fortë dhe i fuqishëm nëse është kjo ajo që pëlqeni.

Plagë/ gërvishtje anale ose vaginale / Si ndodh? Nje tjëtër pasojë e mungesës së lubrifikimit është ndonjë plagë në vaginë ose në anus. Mungesa e lubrifikimit sjelle fërkim, friksion dhe shkakton plagë të tilla. Këto gërvishtje apo plagë jo vetëm që janë të dhimbshme, por mund të jenë dhe burim infeksionesh, sidomos në anus. Shumica e gërvishtjeve janë të vogla dhe shërohen vetë, por nëse ke ndonjë më të madhe që vazhdon e krijon gjakderdhje, duhet një ndërhyrje mjekësore.

Trajtimi: Mbas seksit mund të vendosësh pak lubrifikant për të zbutur lëkurën. Sigurohu që lubrifikanti mos të ketë përbërje alkoli ose silikoni për të mos irrituar më shumë situatën. Për të parandaluar problemin, sigurohu që të jesh i lubrifikuar dhe sigurohu që gishtat dhe thonjt e partnerit të jenë të pastër dhe të shkurtër.

Ngërce muskulare / Si ndodh? Si në çdo aktivitet tjetër, është e mundshme të marrim ngërçe muskulare dhe gjatë seksit. Kofshët dhe pulpat janë më të prirura për ngërçe, por dhimbja e muskujve ka të bëjë më shumë më pozicionin në të cilin ndodhesh.

Trajtimi: Ngërçet muskulare, shërohen me kalimin e kohës, megjithatë një ndihmë shumë e mirë mund të jenë kompresat e ftohta të cilat eliminojnë inflamacionin. Për të vazhduar më pas me kompresa të ngrohta për të qetësuar muskujt. Nëse të gjitha nga këto nuk janë ndihmë, atëherë mund të marrësh dhe ndonjë bar (si ibuprofen )kundër dhimbjes. Për të evituar ngërçet muskulare është e rëndësishme të ndërrojmë pozicion dhe të bëjmë disa pauza. Në këtë manyrë trupi ynë nuk do të qëndrojë në të njëjtin pozicion për shumë kohë. Nëse nuk ke mundësi të bësh streçing para takimit të rëndësishëm, është mirë që të përfshini pak yoga ose aktivitet fizik në rutinën tuaj.

Dëmtim në qafën e mitrës/ si ndodh ? Si fillim, qafa e mitrës është hapësira midis mitrës dhe kanalit vaginal. Është hapësira që ndan fetusin nga penisi, gjatë një akti seksual. Nëse NUK je duke marrë pilulën, atëherë qafa e mitrës lëviz gjatë ciklit menstrual. Kur jeni duke ovuluar ( koha më pjellore), qafa e mitrës është më e butë dhe e vendosur lartë në kanalin vaginal. Në pjesën tjetër të periodave qafa e mitrës është e fortë dhe dhe më poshtë në kanalin vaginal, dhe gjatë gjakderdhjeve. Edhe nëse je duke marrë pilulën, atëherë kanali i vaginës do të rritet në varësi të eksitimit. Pra. Sikurse rritet penisi, rritet dhe vagina. Pra nëse nuk je i eksituar dhe ke marrëdhënie seksuale, qafa e mitrës do te jëtë me e ulët. Ndërsa nëse je eksituar dhe lubrifikuar vagina do të jetë më e gjatë. Kjo do të thotë që do të ketë më shumë hapësirë për penetrim. Sikurse pra ka madhësi të ndryshme penisi, ka madhësi të ndryshme vagine. Me pak fjalë, mund të keni kanal vaginal të gjatë apo të shkurtër. Duke u rikthyer te dëmtimi i qafës së mitrës, si rrjedhojë, nëse qafa e mitrës është e ulët, është dhe me e lehtë që të dëmtohet. Pra, kujdes nëse shkon në shtrat më dikë me madhësi përtej mesatares dhe përdor forcë . Nëse nuk je mjaftueshëm e eksituar ose je pranë menstruacioneve atëherë mund të ndodhin dëmtime në qafën e mitrës.

Trajtimi: Dëmtimet e qafës së mitrës shërohen vetë, por nësë dhimbja apo gjakderdhja vazhdojnë është e rëndësishme kontrolli me një mjek. Ndërkohë mund të zvogëloni inflamacionin me banjo të ngrohtë ose ndonjë bar kundër dhimbjes si ibuprofen. Nëse je e prirur ndaj dëmtimeve të tilla sigurohu që të marrësh parasysh ckilin, dhe pozicionet e dashurisë. Sigurohu që të jesh eksituar mjaftueshëm para penetrimit, dhe evito pozicionet si doggy style ose mbrapç, me këmbë lartë, ose ku penetrimi është më i thellë. Prefero qëndrimin lart që tue lejon të kontrolosh lëvizjet, ose pozicionin lugë. Gjithashtu kontrollo ciklin, për të kuptuar se kur qafa e mitrës është në pikën më të lartë ( zakonisht 12- 14 ditë mbas fillimit të menstruacioneve).

Temat: