14:29 / E Hënë, 01 Qershor 2020

Incidenti me futbollistin kroat, vjen sqarimi i Eros Grezdës: S’duroj të fyhem kombëtarisht!

Futbollisti kosovar, Eros Grezda është bërë lajm në Kroaci.

Gjakovari i Osijek dhe kombëtares shqiptare, i cili luajti 62 minuta gjatë ndeshjes së mbrëmjes së kaluar ndaj Rijekës, ka goditur me grusht Antonio Colak të Rijekës në fundin e ndeshjes.

Ngjarja është raportuar nga delegati i takimit, Ivan Smokrovic, dhe ka ndodhur në parkingun e stadiumit.

25-vjeçari rrezikon shumë dhe pritet të dënohet nga Komisioni i Disiplinës. Jashtë stadiumit nuk munguan as tifozët. Mbështetës të Rijekës u grumbulluan në një vend ku e shihnin lehtësisht sfidën. Tifozllëku nuk mungoi, ashtu si edhe ndezja e mjeteve piroteknike.

Pas krejt kësaj, ka ardhur reagimi i kosovarit.

“Më vjen shumë keq që e gjeta veten në qendër të vëmendjes së mediave, veçanërisht në kontekstin e gjithçkaje që ndodhi më parë në fushë, gjatë ndeshjes me Rijekën. Ne ishim të gjithë të irrituar me gjykimin e ndeshjes dhe mënyrën se si na u mohua të jemi në finale Nuk mund të qëndrojmë të heshtur, kur para nesh u bë padrejtësia.

Unë jam i ndjeshëm kur ofendohem në baza personale, por edhe kombëtare. Provokime kishte gjatë lojës, por edhe jashtë stadiumit tek autobusi. Colak më ka provokuar kur unë po bëhesha gati të futem në autobus. Unë kam jetuar në Kroaci për shumë vite, unë i përmbush të gjitha detyrimet e mia dhe unë paguaj taksat këtu, dhe gjëja e fundit që meritoj është të më fyej dikush në bazë kombëtare.

Prandaj, do të ndërmarr të gjitha hapat e duhur juridikë, në përputhje me rrethanat, për të mbrojtur nderin dhe reputacionin tim” shkruan Grezda në reagim./Indeksonline/

Mos i humb