10:21 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Incidenti që askush nuk e pa gjatë konferencës Putin – Trump (Video)

Në rezidencën presidenciale në Helsinki ku u mbajt samiti i liderëve të fuqive më të mëdha botërore, për pak të vinte deri te një incident serioz.
Pak çaste para se të niste konferenca për media e presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, sigurimi e ka nxjerrë me dhunë nga salla një person, për të cilin raportohet se është një gazetar.

Burri i cili mbante një pankartë ku shkruhej “Marrëveshje për ndalimin e armatimit nuklear”, ka bërtitur derisa sigurimi po e tërhiqte nga salla.

BBC raporton se bëhet fjalë për i mediumit amerikan The Nation, dhe se për ta nxjerrë atë jashtë mori pjesë edhe shërbimi sekret amerikan.