21:14 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

India ndalon myslimanët të divorcojnë gratë e tyre duke thënë tri herë “talaq”

India ua ka ndaluar burrave myslimanë që të divorcohen nga gratë e tyre duke i thënë “talaq” (divorc) tre herë.

Kabineti i vendit ka miratuar një urdhër ekzekutiv për të bërë këtë praktikë një vepër të dënueshme.

Gjykata e Lartë e Indisë nxori jashtë ligjit “talaqin” e trefishtë, pasi ai shkelë të drejtat kushtetuese të grave myslimane.

Por, një vendim i tillë nuk ishte praktikuar, për këtë ministria e drejtësisë kishte marrë vendim që ky praktikum të bëhet i dënueshëm me ligj, prej tre vitesh./Indeksonline/