07:33 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

India ndalon përdorimin e TikTok!

Qeveria indiane ndaloi përdorimin e TikTok, aplikacionin i cili është jashtëzakonisht i popullarizuar në vend, me pretendimin e shkeljes së privatësisë dhe kërcënimit të “sovranitetit” të shtetit.

Të hënën, qeveria e Indisë njoftoi ndalimin e përdorimit të 59 aplikacioneve – përfshirë TikTok – për, siç thuhet, “[angazhimin] në aktivitete që janë paragjykuese për sovranitetin dhe integritetin e Indisë, mbrojtjen e Indisë, sigurinë e shtetit dhe rendin publik.”

TikTok, veçanërisht, është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, dhe gjatë vitit të kaluar është përballur me akuza për shkelje të privatësisë së përdoruesve të saj.

Ndërsa ka arsye që lidhen me privatësinë për TikTok, dhe shumë aplikacione të tjera për të njëjtën çështje, ky ndalim i fundit vijon pas një përplasjeje kufitare vdekjeprurëse midis forcave ushtarake indiane dhe kineze në fillim të këtij muaji që la të vdekur 20 ushtarë indian.