16:16 / E Enjte, 27 Shtator 2018

Infantino vazhdon ta mbështesë FFK-në, së shpejti viziton Kosovën

Në një atmosferë tejet të përzemërt dhe miqësore është zhvilluar sot takimi ndërmjet presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili shoqërohej nga Zvonimir Bobanin dhe Bjorn Vlassalo dhe krerëve të FFK-së, të prirë nga presidenti Agim Ademi me anëtarin e KE z. Flamur Bunjaku e sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu.

Presidenti Ademi duke e falënderuar presidentin Infantino për mikpritje ka thënë se Kosova ka kaluar në një periudhë të vështirë nën okupim, por vullneti dhe përkushtimi i njerëzve e ka mbajtur gjallë frymën e futbollit dhe pranimi i futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA ishte gjëja më e drejtë që kanë  marrë këto dy institucione.

Në vazhdim presidenti Ademi e njohu presidentin e FIFA-s Infantino, për zhvillimin e futbollit në Kosovë, përkushtimin në ngritjen e cilësisë së ligave. Përkujdesja dhe ngritja e shkollave të futbollit. Puna me të rinj e të reja, me theks të veçantë futbolli i femrave.

Zhvillimin e futbollit shkollor dhe përfshirja e tyre në turnetë e ndryshme sikur edhe me  nevoja të veçanta. Po ashtu edhe projekti Grassrotts. Për zhvillimin e futsallit dhe ekipeve kombëtare, transmeton IndeksOnline.

Po ashtu presidenti Ademi e njohu mikpritësin për angazhimin maksimal të tij në realizmin e projekteve në infrastrukturë, ngritjen profesionale të FFK-së, trajnerëve dhe gjyqtarëve. Presidenti Ademi falënderoi presidentin Infantino edhe për punën me gjyqtarë dhe kjo vizitë dhe ky takim me juve sot bëhet më madhështorë pasi gjyqtarët e Kosovës  sot u pranuan në Konventën e Gjyqtarëve dhe kjo është një nxitje e madhe.

Presidenti Infantino duke falënderuar krerët e FFK-së është shprehur i  kënaqur me arritjet në futbollin e Kosovës dhe premtoi mbështetje të pa rezervë për presidentin Ademi dhe FFK-në gjithnjë në të mirë të zhvillimit dhe përparimit të futbollit.

“Ne do ta mbështesim presidentin Ademi në vizionin dhe strategjinë e tij përmes projekteve dhe me të gjitha mundësitë në mënyrë që t’i realizojë objektivat e tij. Për presidentin Ademi dhe FFK-në dyert e FIFA-s do të jenë gjithmonë të hapura”, theksoi Infantino.

Në fund, presidenti Ademi e ftoi presidentin Infantino që ta vizitojë FFK-në dhe Kosovën, ftesë të cilën z. Infantino e pranoi me kënaqësi duke premtuar se në një kohë të përshtatshme kohore do ta vizitojë Kosovën./IndeksOnline/

Mos i humb