13:51 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Infektohen me Covid-19, një mësimdhënës dhe një punëtor teknik në gjimnazin e Fushë-Kosovës, mësimi vazhdon normalisht

Një mësimdhënës  dhe një punëtor teknik në gjimnazin “Hivzi Sylejmani”, në Fushë-Kosovë,  kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, raporton IndeksOInline.

Lajmin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në këtë komunë Islam Shabani.

Ai ka treguar se lajmin se ata rezultojnë pozitivë e kanë marrë në orët e pasdites, saktësisht në orën 22:00 dhe menjëherë ata janë vetizoluar.

“Mbrëmë e kemi marrë informacionin, në orë 22:00 me kanë shkruar, i kam dërguar në shtëpi dhe i kam zëvendësuar me dy arsimtarë të tjerë. Gjendja e tyre është stabile dhe kanë simptoma shumë të dobëta. Mirëpo duke i përfillur këshillat e institutit ata janë vetizoluar”, theksoi drejtori Shabani për IndeksOnline.

Ai ka mohuar se do të ndalin procesin mësimorë, meqë të gjithë arsimtarët e tjerë kanë rezultuar negativ, ani pse shfrytëzojnë të njëjtë sallë./IndeksOnline/