21:09 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Infektologu Krasniqi: Për tri javë, kemi të konfirmuar një 1 person me COVID në 10 mijë banorë

Sot janë konfirmuar edhe pesë raste të reja me COVID19, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 170.

Duke komentuar situatën me këtë pandemi që po ballafaqohet edhe shteti i Kosovës, në Debat Plus ka folur infektologu kosovar, Valbon Krasniqi.

Ai ka thënë se megjithatë Kosova qëndron mirë në raport me vendet e tjera.

“Nga 170 raste të prekura, vetëm 70 kanë shtrirë në Infektivë. Gjendja e tyre është e mirë e qëndrueshme, me përjashtim të 8 rasteve, 5 të tyre janë më oksigjeno-terapi dhe 3 janë në gjendje më të rëndë, 2 nga ta janë të intubuar. Bazuar në kriteret e OBSH-së, këta i vlerësojmë si kritike.

Nëse i analizojmë këto të dhëna, pak më shumë se tri jave, kemi të konfirmuar një 1 person me COVID në 10 mijë banorë.

Të shëruar në bazë të atyre që i kemi, çdo i 7-ti është shëruar plotësisht. Nëse i marrin për bazë vetëm personat e shtruar në klinikë, i bie që çdo i treti është shëruar”, ka thënë ai, përcjellë Indeksonline.

Infektologu tutje ka shtuar se nëse e marrim si periudhë kohore atëherë personat e prekur nga koronavirusi tek ta zgjat sëmundja prej dy javë nëse te ata më të rënda nga tri javë deri 6, atëherë i kemi çdo tretin person të shëruar, që s’është keq.

“Kjo është pandemi, ashtu edhe siç është thënë të moshuarit dhe me sëmundje bashkëshoqëruese e kanë më të vështirë ta përballojnë.

Rastet në kujdesin intensiv, një rast është dita e 10-të, prej që ka ardhë ka qenë në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri qysh në ditën e parë që është e 4-ta dhe brenda disa orëve është dashur të kyçet në inkubator për frymarrje.I treti ka ardhë sot, në gjendje të rëndë thuajse pa vetëdije.

Nga këndvështrimi jonë, themi që ende e kemi nën kontroll infeksionin, gati 40 përqind janë nga një komunë dhe shumica raste të kontaktit. Ajo që duhet të na shqetësojë janë rastet me burimet e reja, pasi që ato përhapen e duhen gjurmuar.

Tashmë kemi dhe disa komuna që infeksioni është ndalë si Vitia e Klina. “.

Ndërsa për trajtimin e të infektuarve doktori thotë se kanë për bazë protokolet e vendeve që kanë pasur efekte pozitive, por që sipas tij arma më e mirë mbetet parandalimi./Indeksonline