Infektologu Sadiku: Po hyjmë një periudhë ku numri i rasteve me COVID-19 mund të rritet
Janë bërë më shumë se gjysmë viti, prej kur qytetarët e Republikës së Kosovës po ballafaqohen me pandeminë COVID-19.
Derisa ditëvë të fundit ka rënie të numrit të rasteve pozitive, e për këtë infektologu kosovar Izet Sadiku përmes një postimi në FB thotë se kjo ka ndodhur për shkak të vetdijësimit të qytetarëve për respektimin e masave mbrojtesëse dhe vcendimet që ka marrë Qeveria.
Ndërsa për muajt e ardhshëm ai paraqet alarm, derisa numëron edhe disa arsye.
Ky është postimi i plotë i tij:
COVID19?!
Ka kaluar 6 muaj nga rasti i parë me COVID19 dhe për këtë
periudhë Kosova ka pasur 15.142 të infektuar dhe 615 të vdekur.
Kosova ditët e fundit ka shënuar rënje të numrit të rasteve
të reja me COVID19.
Kjo ka ndodhur për shkak të vetdijësimit të qytetarëve për
respektimin e masave mbrojtëse dhe vendimeve që ka marrë qeveria për masat të
cilat e kanë ndikuar ne zvogelimin e rasteve me COVID19.
Por çka mund të pritet në muaje atdhshëm?
Tani po hym në një periudh ku numri i rasteve
me COVID19 mund të rritet.
Kjo mund të ndodh për disa arsye;
Me fillimin e vitit shkollor është rritur rreziku
për rritjen e numrit të rasteve të reja me COVID19,
Tani fillon sezona edhe e sëmundjeve virale të
cilat mund ta vështirsojn situatën me COVID19 .
Duke ditur se ende “arma” kryesore për të mbrojtur
nga pandemia COVID19 mbetet parandalimi i saj, Kosova duhet të jetë shumë e
kujdeshsme me lirimin e masave me qëllim që të mos kthemi ne situatën që e kemi
pasur gjatë korrik dhe gusht ku numri i të infektuarëve ishte shumë i larte dhe
numri i të hospitalizuarëve nëpër spitale kishte arritur here pas here ne
kufirin kritik.
Prandaj ne duhet vazhduar lirimin gradual të masave
duke përcjellur situatën epidemiologjike me qëllim që të mos ngarkohen
institucionet shëndetësore mbi mundësit e tyre njerëzore dhe infrastrukturore!
Ruajtja e jetës së qytetarëve duhet të jetë mision
i yni!
#perdoremaske#mbajdistance#mbajhigjenen