09:36 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Infermieri tregon sesi fillon puna në Infektivë: Familjarë të pacientëve, rrini të qetë

Fitim Havolli, kryetar i Sindikatës së Infermierëve dhe Mamive, ka shpërndarë sot një fotografi të shkrepur në orën 07:00, duke treguar sesi fillon puna në Klinikën Infektive.

Infermieri tregon se fillimisht bëhen planifikimet dhe ndërhyrjet profesionale që do të aplikohen tek pacientët e infektuar me koronavirus.

“Gjithë ata/ato që do kenë nevojë për shërbimet tona profesionale ne do ju shërbejmë me vullnet e dëshirën më të madhe pa u kursyer dhe pa llogaritur lodhjen..për këtë ju garantojmë”, ka shkruar Havolli.

Ai po ashtu i ka siguruar familjarët e të infektuarve se pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar mirë.

“Familjarë, miq e qytetarë të nderuar, nëse ju keni ndonjë të familjes të prekur me COVID-19 dhe duke u trajtuar tek ne, ju rrini të qetë, ne do kujdesemi sikur të jenë familjar tanë. Shërim të shpejt për të gjithë ata të prekur me këtë virus”, ka shkruar Havolli.