12:36 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Informer: Nëse nuk do të ekzistonin mjekët serb, Shaqiri nuk do të luante sot futboll

Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri nuk do të mund të luante sot futboll nëse nuk do të ekzistonin futbollistët serb, Informer ka zbuluar ekskluzivisht.

Futbollisti me prejardhje nga Gjilani, me nënshtetësi zvicerane, është trajtuar me sukses në Klinikën Universitare të Beogradit më herët.

Sipas gazetës në fjalë, Shaqiri ishte shpëtuar nga mjekët e famshëm serb, të cilët përdornin metodat revulucionare aso kohe.

Kjo jo vetëm që e lejoi atë të bëhej futbollist, por edhe t’i çasej jetës normale, sepse pa këtë trajtim, Xherdani sot nuk do të ecte normalisht, transmeton IndeksOnline.

Image result for shaqiri

Shaqiri ishte trajtuar në vitin 1992 për shkak të një deformimi në këmbën e tij. I gjithë ky deformim erdhi për shkak të mungesës së vendit në stomakut e nënës së tij.

Fillimisht, ai ishte dërguar nga Gjilani në Vranje, e më pas në Beograd, në spital, në Tirsova. Ai ishte trajtuar, pra, nga mjekët më të mirë serb të asaj kohe, shkruan Informer duke u bazuar në burimet e saj.

Mjekët serb kishin përdorur metodën e quajtur, Ponsetti, e cila ishte metoda e vetme që aplikohej aso kohe.

Tutje, gazeta serbe e përmend faktin se Shaqiri flet rrjedhshëm gjuhën serbe, ani pse nuk e ka zbuluar kurrë këtë për opinionin./IndeksOnline/