09:34 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Inicialet e dy infermierëve të sulmuar mbrëmë, në Mitrovicë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës(SHSKUK) ka pranuar një informatë nga Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, se, mbrëmë rreth orës 20:00, në Repartin e Emergjencës, janë sulmuar dy infermierë derisa po kryenin punën e tyre.

“Infermierët e sulmuar nga familjarët e pacientëve janë: F.M dhe A.H, të cilët kanë kanë marrë lëndime trupore.

SHSKUK-ja e dënon dhe cilëson si të papranueshëm sulmin ndaj punëtorëve shëndetësorë, duke kërkuar nga organet kompetente që të merren me rastin në fjalë.

Me gjithë sulmin fizik ndaj infermierëve, pacientët janë trajtuar nga stafi i shërbimit emergjent”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni./Indeksonline/