75 Mall Live Search
13:16 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Iniesta: Goli i Messit u pa nga të gjithë , përveç atyre që duhej ta shihnin!

Futbollisti i Barcelonës Andres Iniesta ka komentuar incidentin skandaloz gjatë ndeshjes së 13-të të kampionatit Spanjoll të Barcelonës kundër Valencias.

Në pjesën e parë, superylli argjentinas Lionel Messi shënoi një gol por gjyqtarët bënë një gabim dhe nuk e pranuan edhe pse topi kishte kaluar vijën.

“Ky shënim u pa nga të gjithë, përveç atyre që duhet ta kishin parë. Valencia hapi rezultatin , por ne dinim si ti përgjigjemi. Ka shumë ndeshje përpara dhe gjendja jonë është në vend, “ka thënë Iniesta për Sport.es . /IndeksOnline/