12:37 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Iniesta zbulon se nga çfarë ka fobi!

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, zbuloi se nga çfarë ka fobi, e që është e habitshme për dikë si ai, i cili është i detyruar të udhëtoj vazhdimisht gjatë vitit.

Don Andres shpjegoi në programin e RAC 105 ‘Fricando Matiner’ se nuk i pëlqen aspak të udhëtoj me aeroplan.

Iniesta foli kryesisht për çështje personale, më pak të lidhura me futbollin, edhe pse kishte pyetje rreth jetës së tij si futbollist.

“Gjithmonë kërkoj të jem afër një dritare, nuk më pëlqen të udhëtoj, po, frikësohem, kam fobi gjatë fluturimeve dhe do të thosha se vuaj pak” , shtoi Iniesta. /IndeksOnline/