08:54 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Insiston Luta: Ky është kushti i LDK-së për Vetëvendosjen

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar lidhur me një bashkëpunim të mundshëm në mes të kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje që e drejton Albin Kurti.

Nga ajo që ka thënë Haziri, një bashkëpunim mund të ketë, por nëse vetëm kjo lëvizje ndryshon qëndrim për ish Presidentin e Kosovës dhe ish kryetarin e LDK-së, Ibrahim Rugova, përcjell Klan Kosova.

“Për lidershipin e Vetëvendosjes, Ibrahim Rugova ka qenë krye tradhtari i Kosovës. Na nuk harrojmë. Nëse kanë ndryshuar diçka sa i përket figurës së liderit tonë historik dhe themeluesit të Republikës, këtu jemi. Mund t’i diskutojmë me organet tona partiake”, ka shkruar Haziri natën vonë në Facebook.

“Përndryshe, le ta harrojnë që mund të bëjnë partneritet me LDK-në!”.