14:09 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / OSH

Inspeksioni gjobitë 3 kompani autobusësh me nga 500 euro, shkas mosmbajtja e distancës

Në paraditën e sotme inspektorët komunalë me Policinë e Kosovës kanë kryer disa kontrolle nëpër stacione autobusësh të Prishtinës.

Deri tani janë gjobitur 3 kompani të autobusëve për shkak të mosmbajtjes së distancës.

Kështu ka konfirmuar për IndeksOnline drejtori i Inspekcionit i Prishtinës, Adonis Tahiri.

Tahiri shtoi se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe ditët në vijim.

Po ashtu, më herët drejtori njoftoi se gjoba për mungesë të distancës është 200 euro për përgjegjësin, 500 euro për kompaninë.

“Zbatimi i masave që parandalojnë shpërndarjen e virusit është obligim i të gjithëve, në këtë rast i shoferëve të autobusëve, taksive dhe i kompanive. Gjoba për mungesë të distancës është 200 euro për përgjegjësin, 500 euro për kompaninë.

Drejtoria e Inspeksionit do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me policinë dhe inspektoratet e nivelit qendror, ashtu që të gjithë bashkë të jemi në krye të detyrës dhe të ndikojmë në përmirësimin e shëndetit publik”, tha ai./IndeksOnline/