15:33 / E Martë, 19 Janar 2021 / A. S

Inspekcioni në Prishtinë dënon AAK-në dhe Nismën me nga 2 mijë euro për organizimin e tubimeve politike

Drejtori i Inspektoratit të Komunëssëe Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se dy subjektet politike, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate janë dënuar me nga 2 mijë euro pasi që ato po organizojnë tubime politike në kohë pandemie, kur një gjë e tillë është e ndaluar edhe me Ligjin antiCovid.

Ai ka thënë se askush nuk është mbi ligjin dhe se aktualisht janë duke bërë identifikimin dhe do të marrin masa ndaj secilit subjekt që ka shkelur ligjin.

Njoftimi i plotë i tij: