23:17 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / Blerim

Inspekcioni në Prishtinë s’ka durim në kolona, thyen rregullat

Si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes, në vendin tonë numri i aksidenteve vazhdon të jetë shqetësues.

Madje, jo rrallë herë rrezikohen edhe këmbësorët, krejt kjo nga shoferë të cilët thyejnë rregullat e komunikacionit, transmeton Indeksonline.

Edhe kjo veturë e Inspekcionit në Prishtinë, ka bërë të njëjtën gjë.

Përmes disa imazheve të publikuara nga Vrojtuesit e Lagjes, shihet se si e njëjta veturë po i bie “shkurt”, duke mos njohur rregulla, e duke rrezikuar edhe shoferët e tjerë./Indeksonline