10:54 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Inspektorati largon urën e përkohshme të kompanisë “Bechtel& Enka” në Prizren

Drejtoria e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit ka larguar urën e përkohshme në fshatin Vlashnje.

Kjo urë ishe ndërtuar nga kompania “Bechtel& Enka” përkohësisht për të ju shërbyer për ndërtimin e rrugës së kombit.

Pas ankesa të shumta nga pronarët e tokave përreth është kërkuar largimi i urës nga kompania përgjegjëse, por ata nuk e kanë përfillur kërkesa e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në këtë Komunë.

“Ura e ndërtuar përkohësisht në afërsi të fshatit Vlashnje, me qëllim të lehtësimit për kryerjen e punimeve nga kompania që merrej me ndërtimin e autostradës, shpesh ka qenë shkas i vërshimeve në kohët kur ka reshje të shumta dhe rritje të nivelit të ujit.

Ky problem i krijuar veçmas në periudhën pas përfundimit të punimeve të autostradës, më së shumti i ka dëmtuar bujqit, të cilët kanë në pronësi toka bujqësore në afërsi të kësaj ure.

Pas ankesave të shumta nga pronarët e këtyre tokave, Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka kërkuar nga kompania përgjegjëse largimin e kësaj ure, por kërkesa e drejtorisë nuk është përfillur nga ana e kompanisë.

Iniciativën për largimin e urës e ka marrë përsipër Drejtoria e Inspektorateve, e cila me largimin e urës e ka rikthyer rrjedhën normale të lumit dhe ka evituar rrezikun për vërshime, derisa shpenzimet e ndërhyrjes i janë faturuar kompanisë përgjegjëse.

Komuna, në lidhje me këtë rast, do të vazhdojë të kërkojë përgjegjësi nga kompania në fjalë për mosrespektim të obligimeve të kontratës dhe kërkesave të Komunës”, thuhet në komunikatën e Komunës.