19:23 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pamje ekskluzive: Vendi ku ishte rrezikuar jeta e punëtorit të Bechtel- Enkas

“Indeksonline” ka siguruar fotografinë e vendit të ngjarjes ku mbetën të lënduar tre punëtorë të Bektel-Enkas.

Në pamjet e siguruar nga portali shihet vinçi (ngjyrë e kuqe) në të cilën mbeti një punëtorë i kompanisë që është duke punuar në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në emergjencën e Kaçanikut dhe Ferizajt dhe të njëjtit tani gjenden jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, incidenti ka ndodhur saktësisht në ora 17:27 në vendin e njohur si “Uji i Thartë” në Hanin e Elezit. /Indeksonline/