07:54 / E Mërkurë, 11 Tetor 2017 / indeksADMonline

Inspektores së Arsimit i vendoset tritol në veturë

Një automjet ka shpërthyer në Shkodër, në orët e para të mëngjesit.

Makinës së një inspektoreje të Drejtorisë Rajonale të Arsimit iu vu lëndë plasëse, por motivet nuk dihen ende. Automjeti ishte i parkuar pranë pallatit ku banonte 60-vjeçarja, në qendër të qytetit.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të makinës, ku dhe është vendosur tritoli, njofton tch.

Zjarrfikëset kanë shuar flakët brenda pak minutash, ndërsa policia sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar autorët.