10:39 / E Martë, 04 Maj 2021 / A. M.

Inspektorit serb i thash: Ne juve nuk ju njohim !

Nga Agim Muhaxheri

Para 36 vitesh, bashkë me gruan time Mukadezen – Muken në hotelin “Grand Prishtina”, në Ditën Botëtore të Lirisë së Shtypit.

Mukja nuk është më në mesin e të gjallëve. Ajo si pjesëtare e UÇK-së, nënë e 4 fëmijëve, ra te Përroi i Rakocit në Kaçanik, më 9 prill 1999.

Dhunën serbe ndaj gazetarëve e përjetova edhe unë.

Përjetova dhunën që u bë gazetës ku punoja, “Rilindjes”, mbylljen e saj nga regjimi i Miloševićit, më 9 gusht 1990.

No photo description available.

Atëbotë “Rilindja” dilte në Zvicer, ndërsa brenda botohej “Bujku”.

Në “Bujku” publikoj reportazhin nga kufiri (Hani i Elezit), të titulluar “Mrizojnë” doganierët…, më 31 korrik 1996. Të nesërmën më arrestojnë. Nja dy orë më mbajnë në stacionin policor në Kaçanik dhe shtatë orë tjera në stacionin policor në Ferizaj.

Atje në Ferizaj të ashtuquajturën bisedë informative me mua e bën inspektori shtatshkurtër Gjorgjeviq.

May be an image of 2 people

Inspektori: Pse e ke shkrue “takozvana Jugoslavija” ? – më pyeti.

– Për qef, i them.

– Pse ?

– Ne juve nuk iu njohim, nuk ju priznatim…

Shprehja ‘nuk ju priznatim’ e nxori nga takti inspektorin…

– A rrin ti me Ibrahim Rugovën ? – më shtroi pyetjen.

– Unë kisha ndejtë me të, po ai s’po rrin me mua. Po shkon në SHBA, Gjermani, Francë…, s’po më thirrë…

– Ti po tallesh, zajebatesh, me neve…

– Eh, ti po më pyet, unë po të përgjigjem…

– E di ti çka është tortura psikike ? – pasoi pyetja tjetër.

– Unë e di çka është edhe tortura fizike… (I thash vetes: Duroje dhunën, hiqe gajlen…).

Dhuna ndaj meje zgjati në tri seanca. Atë ditë, më 1 gusht, bënte vapë e madhe… Inspektorit i ra të fikët, alivanoset…

E rrëzoj përtokë inspektorin….

Lajmin për arrestimin tim e bën miku e kolegu im, korrespondenti nga Kaçaniku, Daut Shehu.

May be an image of skyscraper, sky and monument