14:15 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Instagram e bën më të lehtë rikuperimin e llogarive të vjedhura

Instagram tha se është duke testuar veçori të reja të cilat e bëjnë më të lehtë për njerëzit që duan të rifitojnë aksesin në një llogari të kompromentuar nga hakerët.

Lajmet vinë pas raportimeve të përdoruesve të cilët thonë se kanë humbur aksesin në llogaritë e tyre të vyera.

Hakerët zakonisht mashtrojnë përdoruesit e Instagram duke i bërë të klikojnë një lidhje phishing e cila kërkon që ata të vendosin kredencialet e tyre të kyçjes duke u dhënë efektivisht akses në llogaritë.

Sapo janë nën kontroll, hakerët do të ndryshojnë adresën e e-mail-it dhe numrat e telefonit të lidhura me llogaritë duke e bërë rifitimin e aksesit tek llogari një makth të vërtetë.

Sot Instagram testoi një metodë të re për fitimin e aksesit. Kështu kur përdoruesit bëjnë kërkesë për të aksesuar llogarinë, do tu kërkohet një adresë e-maili ose numër telefoni që kanë në përdorim ose kanë përdorur për tu regjistruar fillimisht në platformë.

Më pas Instagram do të dërgojë një kod gjashtë shifror për të rifituar aksesin në të. Nëse një haker ka akses në adresën e e-mail-it dhe numrin e telefonit, Instagram tha se do të sigurohet që kodi gjashtë shifror të mos shkojë tek një tjetër pajisje.

I njëjti proces do të mbronte edhe ata që u janë ndryshuar emrat e përdoruesit. Funksioni po vjen së shpejti në iOS.