23:16 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Instagram kundër fushatës për mosvaksinim, merr disa masa

Studime shkencore kohëve të fundit janë duke ndikuar edhe në ndryshimet e praktikave teknologjike.

Ditë më parë, studiuesit e mjekësisë kanë arritur në përfundim se vaksinimi nuk duhet të ndërpritet pasi nuk ka ndonjë dëm prej tij, transmeton Indeksonline.

Ky hulumtim erdhi pas fushatës kundër vaksinimit, e për të cilin thuhej se është duke u bërë shkaktar për shumë sëmundje.

Hulumtimet që hodhën poshtë këto pretendime kanë bërë që të merren masa edhe nga rrjetet sociale. Ndër të parët që është vënë në aksion është Instagram.

Ky rrjet social, mjaft i përdorur ka ndaluar përdorimin e “hashtag” kundër vaksinave. Përkundër kësaj, ndalimi i tyre do të marrë kohë.

E gjithë kjo, sipas zyrtarëve të Instagram, thuhet se është bërë për të ndaluar propagandën, që sipas tyre, është duke u bërë kërcënim për shëndetin publik në gjithë botën. /Indeksonline/