08:03 / E Hënë, 10 Gusht 2020

Instagram lëshon “Reels”

Me pasiguritë që po e rrethojnë rrjetin social TikTok, gjiganti Instagram po synon të marrë disa përdorues duke lansuar një rival direkt të quajtur “Reels”, që ka nisur të funksionojë në më shumë se 50 shtete nga kjo e mërkurë.

Ngjashëm me TikTokun, “Reels” ua mundëson përdoruesve të krijojnë video të shkurtra me muzikë apo zë të caktuar në sfond, e që më pas mund të ndahet me miqtë dhe ndjekësit. Është mundësi e re që Instagrami të sigurojë përdorues të rinj, apo të rrisë kohën të cilën njerëzit e kalojnë në këtë rrjet social .

“Reels” ua mundëson përdoruesve të incizojnë video deri në 15 sekonda dhe të shtojnë muzikë të njohur, por edhe filtra apo efekte të tjera.

Kjo veçori do të mund të përdoret përmes ikonës së re që do të shfaqet në pjesën e poshtme të Instagramit apo në Instagram Explore.