18:44 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Instagrami i rrezikshëm për fëmijët, tregon hulumtimi

Pedofilët po e përdorin gjithnjë e më shumë rrjetet sociale veçanërisht Instagramin për të joshur fëmijët, thotë një studim nga Shoqata për Mbrojtjen e Fëmijëve kundër Dhunës.

Policia në Angli dhe Uells identifikuan 1944 raste të konotacioneve seksuale që përfshinin fëmijët brenda një periudhe gjysmëvjeçare, transmeton Indeksonline.

Për këtë lloj komunikimi me fëmijët, Instagrami ishte më i përdoruri me 32%, pas saj vinte Facebook me  23%.

Dy rrjetet sociale morën vendim dy vite më parë që ky lloj komunikimi të dënohet.

Një vit e gjysmë pas marrjes së vendimit ishin regjistruar pesë mijë shkelje të tilla por në shoqatë thonë se kjo shifër nuk e pasqyron gjendjen e vërtet.

Raporti i policisë thotë se shtatë nga 10 viktimat janë vajza të moshës 12 deri 15 vjeç.  Çdo vajzë e pestë është nën moshën 11 vjeç, viktima më e re është vetëm pesë vjeç.

Rrjetet sociale vazhdimisht kanë rekomanduar që të rinjtë të mos i bëjnë shokë njerëzit që nuk i njohin./Indeksonline/