12:31 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Instagrami zgjat, deri në 4 orë, transmetimin e drejtpërdrejtë të videove

Instagrami ka prezantuar disa karakteristika të reja për të inkurajuar përdoruesit që të transmetojnë drejtpërdrejt videot e tyre, në këtë platformë.

Kjo platformë e mediave sociale ka zgjatur kufirin e videove të drejtpërdrejta deri në katër orë, nga një orë sa ishte më herët, shkruan të mërkurën “Gadgets360”.

Po ashtu, është shtuar mundësia e arkivimit të këtyre videove të transmetuara drejtpërdrejt dhe ato të ruhen deri në 30 ditë.