22:22 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

‘Intelektualët’ bllokojnë rrugët e Gjilanit, të gatshëm për festë

Një ditë para ndeshjës më të rëndësishme të sezonit me Prishtinën, tifozët e Dritës kanë krijuar atmosferë impozante në qytetin e Gjilanit.

Mijëra qytetarë kanë dalur në rrugë duke iu dhënë edhe më shumë kurajo skuadrës së tyre, të cilët kanë udhëtuar për në Pejë.

Ndeshja zhvillohet nesër nga ora 16:00 në stadiumin “Shahin Haxhiislami”. /IndeksOnline/