12:45 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Intelektualët”, udhëtojnë nesër për në Prishtinë

Nesër do të zhvillohet ndeshja kryesore e javës së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Prishtinës dhe Dritës.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” nën ndriçimin e reflektorëve, Prishtina do ta presë në shtëpi skuadrën e Dritës, e cila është duke kaluar në një formë shumë të lartë.

Ndërkohë që një ditë para ndeshjes, tifozëria e Dritës, “Intelektualët”  kanë njoftuar se nesër do të udhëtojnë për në Prishtinës për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemrës.

“Nesër shkojmë në Prishtinë, për të përkrahur maksimalisht Dritën në betejën e radhës përball Prishtinës. Udhëtojmë në mënyrë sa më masive dhe të mobilizuar, në mbështetje të djemve tanë Bardhë e Kaltër, që së bashku me ne synojnë një tjetër triumf madhështor.

Mblidhemi nga ora 14:00 në Champions Bar dhe nisemi në 16:00.

Ndërsa sonte prej orës 19:00 kemi mbledhjen obligative në stadiumin tonë, ku ftohen të gjithë anëtarët e tifo grupit, për të diskutuar detaje të rëndësishme rreth udhëtimit të nesërm”, thuhet në njoftimin e Intelektualëve./Indeksonline/