75 Mall Live Search
13:25 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Inter – Barcelona, thyhet rekordi ende pa filluar ndeshja

Inter – Milan, ndeshja e rrethit të katërt në fazën e grupeve të Champions Leagues, ka shkruar historinë para se të zhvillohet.

Bëhet fjalë për të ardhurat financiare – ku ndeshja në fjalë është me të hyrat më të mëdha në historinë e ndeshjeve të zhvilluara në Itali.

”Me më shumë se 5.8 milionë euro, ndeshja e sotme ka shkruar historinë për të hyrat më të larta nga një klub italian”, shkroi Interi në Twitter.

Sipas SportMediaset, më shumë se 73 mijë bileta janë shitur, teksa kapaciteti i ”Giuseppe Meazza-s” është 80 mijë ulëse.

Rekordin paraprak e mbante Roma, e cila gjeneroi 5.2 milionë euro për gjysmëfinalen e sezonit të kaluar kundër Liverpoolit./IndeksOnline/