11:37 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Inter e kërkon, Roma e transferon

Emri i ri në krye të listës së Romës është ai i talentit brazilian të Bordeaux, Malcom.

Të enjtën mbrëma është mbajtur një takim mes drejtuesve të Romës dhe të klubit francez.

Verdhekuqtë kanë gjetur akordin e plotë me lojtarin mbi bazën e një kontrate 5-vjeçare, ku do të përfitonte 2.5/2.7 milionë € në sezon. Sot, Roma do t’i paraqesë ofertën e parë zyrtare Bordeaux, që kërkon rreth 40 milionë €.

Malcom përflitej shumë rreth një transferimi në Inter, ku madje disa forume të klubit zikaltër vecse e patën zyrtarizuar talentin brazilian. /IndeksOnline/