08:59 / E Premte, 20 Tetor 2017 / indeksADMonline

Inter mbetet pa Brozovicin

Marcelo Brozovic nuk do të luajë në dy ndeshjet e radhës për Interin

Luciano Spalletti, trajneri i Interit, nuk do të mundë të llogaritë në shërbimet e Marcelo Brozovicit për dy ndeshjet e radhës ndaj Napolit dhe Sampdorias.

Ylli kroat i është rikthyer stërvitjeve pas lëndimit që e kishte pësuar me Kroacinë në ndeshjen ndaj Ukrainës.

Sipas Calciomercato.com, Brozovic pritet të jetë gati për Nerazzurrët për ndeshjen ndaj Veronës. /Express/