14:25 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Inter merr tre pikë në Bergamo, fitore e madhe ndaj Atalantas

Interi ka shënuar një fitore të madhe në javën e 15-të të Serie A.

Zikaltërit mposhtën Atalantan në ”Bergamo” me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Ademola Lookman në minutën e 25-të nga penalltia.

Pas dhjetë minutave, Edin Dzeko barazoi rezultatin në 1-1.

Boshnjaku nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe njëherë në minutën e 56-të.

Interi thelloi epërsinë në minutën e 62-të, fal autogolit të Palomino.

Palomino në vazhdim shënoi edhe një gol, por kësaj here në portën e duhur duke e ngushtuar rezultatin në 3-2.

Në vazhdim Atalanta kërkoi golin e barazimit por që nuk kishin sukses.

Me këtë fitore Interi ngritet në pozitën e katërt me 30 pikë, ndërsa Atalanta mbetet me 27 pikë në pozitën e gjashtë./IndeksOnline/