75 Mall Live Search
22:21 / E Premte, 10 Janar 2025 / Gj. Sh

Inter Miami do t’ia vazhdoj kontratën Messit, por ka një kusht

Inter Miami pritet që t’ia rinovojë kontratën Leo Messit.

Sipas asaj që raporton Marca, Inter Miami dëshiron të rinovojë kontratën e Leo Messit me një opsion që i lejon atij të luajë përsëri në Evropë gjatë muajve të fundit të 2025 dhe fillimit të 2026.

Kjo pritet të ndodh në mënyrë që tetë herë fituesi i Topit të Artë të ruajë gjendjen e tij fizike.

Në vitin 2023, Messi iu bashkua Inter Miamit, pasi i skadoi kontrata me Paris Saint-Germain.