22:00 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / Gj. Sh

Inter Miami e prezanton në mënyrë të veçantë transferimin e Messit (VIDEO)

Ka marrë fund çështja e transferimit të Lionel Messit.

Sulmuesi argjentinas është edhe zyrtarisht lojtar i ri i Inter Miamit, shkruan IndeksOnline.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, përmes një interviste për “Mundo Deportivo”, ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me klubin amerikan.

“Kam marrë vendimin që do të shkoj në Miami. Ende nuk e kam mbyllur qind për qind. Më mungojnë disa gjëra, por vendosëm të vazhdojmë rrugën. Doja të largohesha nga Evropa, të dilja nga qendra e vëmendjes dhe të mendoja më shumë në familjen time”, ka thënë Messi.

Por klubi amerikan ka vendosur ta prezantoj transferimin e Messit në një mënyre të veçantë.

Inter Miami ka publikuar një video në faqen zyrtare ku shihen gazetat e mëdha evropiane dhe disa prej gazetarëve të njohur ku raportojnë për transferimin e Messit në MLS./IndeksOnline/