17:25 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / Gj. Sh

Inter Miami rikthehet në stërvitje, bëhen bashkë ish-yjet e Barcelonës

Skuadra amerikane, Inter Miami është rikthyer në stërvitje për sezonin e ri 2024.

Në grumbullimin e parë u paraqiten të gjithë futbollistët, përfshi edhe transferimi më i ri, Luis Suarez, shkruan Indeksonline

Suarez tani bëhet bashkë me ish-bashkëlojtarët e tij te Barcelona, Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Lionel Messi.

Kujtojmë që klubi amerikan rikthehet në aksion gjatë këtij muaji me disa miqësore.

Më 20 janar, Inter Miami luan miqësore kundër El Salvador, kurse vetëm tri ditë më vonë luan ndaj FC Dallas.

Ndeshja më interesante miqësore pritet të jetë më 1 shkurt ndaj Al Nassr, ekipit ku luan Cristiano Ronaldo./Indeksonline/