08:34 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Inter – Tottenham: Përballja klasike, përballja kruciale, të rejat nga skuadrat dhe gjithçka tjetër

Tottenhami do ta fillojë sonte kampanjën e re në Champions League në ”San Siro” me një përballje ndaj Interit, skuadër e cila është duke ngecur me rezultate kohëve të fundit.

Skuadra e Mauricio Pochettinos synon që të rikthehet në ecurinë e fitoreve, gjithashtu, pas humbjeve të pësuara radhazi nga Watfordi dhe Liverpooli në Premier League.

Interi ka pasur një fillim jo konsistent në kampionatin italian, duke u renditur aktualisht në vendin e 13-të në Serie A pavarsisht ardhjeve të reja si Radja Nainggolan dhe Keita Balde.

Image result for radja nainggolan inter

Por, dyshja e lartëcekur si dhe përforcimet tjera të kësaj vere duan të impresionojnë ndaj njërave prej skuadrave më të mira në Champions League sezonin e kaluar, transmeton IndeksOnline.

Këtu keni gjithçka që duhet të dini para ndeshjes së sontme:

Përballja klasike:

Inter 4-3 Tottenham Hotspur (20/10/10).

19 gola janë shënuar në katër përballjet ndërmjet dy skuadrave në fjalë. Ndeshja që do të mbahet mend për një kohë të gjatë është ajo e vitit 2010.

Spurs ishin në disavantazh prej tre golash pas 14 minutash, me golat e shënuar nga Javier Zanetti, Samuel Eto’o dhe Dejan Stankovic, derisa Eto’o e shënoi edhe një gol para përfundimit të pjesës së par.

Skuadra e Harry Redknapp u aktivizua me të gjitha forcat në pjesën e dytë, ku uellsiani, Gareth Bale shënoi tre-golësh në pjesën e dytë. Në fund, Inter 4, Spurs 3.

Përballja kruciale:

Harry Kane vs. Milan Skriniar.

Fituesi i ”Këpucës së Artë” kishte një kampanjë impresive në Champions League sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola në po aq paraqitje. Së bashku me sulmuesin anglez, Tottenhami luajti futboll të bukur në Evropë së fundmi, sidomos ndaj Real Madridit dhe Juventusit.

Megjithatë, Kane ka dështuar të shënojë në dy ndeshjet e tij të fundit dhe dëshiron ta thyejë heshtjen ndaj skuadrës së Luciano Spallettit.

Nga ana tjetër, Skriniar konsiderohet si njëri prej qendër-mbrojtësve të ri më të mirë në Evropë që prej kalimit të tij nga Sampdoria në verën e vitit 2017.

I vlerësuar për ndërhyrjet e tij kruciale ndaj lojtarëve kundërshtar, 23-vjeçari është shëndërruar në një lojtar të paprekshëm në 11-shen e Interit. Dhe sonte, do të jetë një test i vështirë për sllovakun përballja me Kanen.

Të rejat nga skuadra:

Spurs mbetet pa portierin, Hugo Lloris, i cili është ende jashtë fushave të gjelbërta pas një lëndimi në kofshë. Michel Vorm pritet ta zëvendësojë francezin, pavarsisht një paraqitje zhgënjyese ndaj Liverpoolit në fundjavë.

Dele Alli gjithashtu është i lënduar në gju dhe do të mungojë. Por, lajm i madh për skuadrën e Pochettinos është rikthimi i sulmuesit, Heung-Min Son nga Kupa e Azisë, ku ai shkëlqeu dhe triumfoi me Korenë e Jugut.

Për Spallettin, ardhja e kësaj vere, Sime Vrsaljko është në dyshim pas një problemi në gju, derisa argjentinasi, Lautaro Martinez gjithashtu mund të mungojë shkaku i një lëndimi muskulor.

Image result for sime vrsaljko inter

Formacionet e mundshme:

Inter (4-2-3-1): Handanovic, D’Ambrosio, Skriniar, de Vrij, Dalbert; Gagliardini, Brozovic; Candreva, Nainggolan, Perisic; Icardi

Tottenham (3-5-2): Vorm, Alderweireld, Sanchez, Vertonghen; Trippier, Dembele, Dier, Eriksen, Davies; Lucas Moura, Kane./IndeksOnline/