16:30 / E Premte, 05 Gusht 2022 / Gj. Sh

Inter vendos çmimin e fundit për Dumfries

Skuadra e Interi e ka nxjerr zyrtarisht në shitje futbollistin Denzel Dumfries.

Sipas gazetarit Alfredo Pedulla, zikaltërit kanë vendosur një çmim prej 40 milionë euro për holandezin, transmeton Indeksonline.

Interi kërkon 35 milionë euro të gatshme dhe 5 milionë euro bonuse, raporton Pedulla.

Skuadra nga Milano fillimisht dëshiron të sigurojë nënshkrimin e Wilfried Singo nga Torino, e më pas pritet të pranoj ofertat për Dumfries.

Për holandezin interesim më të madh në këtë afat kalimtar ka shfaqur skuadra e Chelseas./Indeksonline/