75 Mall Live Search
22:33 / E Diele, 24 Maj 2026 / G T

Interesante! Asisti i rekordit mund t’i hiqet Bruno Fernandesit

Futbollisti i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, mund të mbetet pa një prej asistimeve që e çoi në krye të renditjes historike të asisteve brenda një sezoni.

Sipas analizave dhe pamjeve të publikuara së fundmi, goli i realizuar nga Dorgu nuk pritet të regjistrohet si gol i tij, por si autogol i portierit të Brightonit. Nëse ky ndryshim konfirmohet zyrtarisht nga Premier League, atëherë asistimi i Fernandes do të hiqet nga bilanci i tij sezonal, shkruan Indeksonline

Kjo do të thotë se mesfushori portugez nuk do të mbajë më rekordin me 21 asistime në një sezon, por do të mbetet në kuotën e 20 asistimeve.

Me këtë shifër, Fernandes do të barazohej me dy legjenda të Premier League, Kevin De Bruyne dhe Thierry Henry, të cilët gjithashtu kanë regjistruar nga 20 asistime në një sezon kampionati./Indeksonline/