Interesante! Bayer Leverkusen refuzon Alvaro Arbeloan!
Sipas raportimit të gazetës gjermane Bild, ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe trajneri aktual Alvaro Arbeloa ka kontaktuar drejtuesit e Bayer Leverkusen me synimin për të marrë drejtimin e skuadrës dhe për të bërë hapin e radhës në karrierën e tij.
Megjithatë, drejtori sportiv Simon Rolfes dhe drejtori ekzekutiv Fernando Carro vlerësuan se Arbeloa nuk ishte zgjedhja e duhur për klubin në këtë moment, shkruan Indeksonline
Vendimi i drejtuesve të Leverkusenit i ka dhënë fund mundësisë që spanjolli të marrë drejtimin e ekipit gjerman, teksa Arbeloa vazhdon të konsiderohet një nga trajnerët e rinj më premtues të shkollës së Real Madridit./Indeksonline/

