16:43 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Interesim i madh i gazetarëve për seancën e sotme (Foto)

Pritet që brenda disa minutave të rinisë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për votimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Ndërkohë tri herë gjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit deputetët e  Vetëvendosjes hodhën gaz lotsjellës, kështu duke pamundësuar zhvillimin e seancës.

Ajo çfarë bie në sy është edhe interesimi tejet i lartë i gazetarëve dhe kameramanëve për të përcjellur seancën e sotme si dhe deklarimet e të parëve të vendit. Interesim i lartë ka qenë edh enë deklarimin e kryeministrit, Ramush Haradinaj./Indeksonline/