14:22 / E Enjte, 15 Nëntor 2018

Interesim më i madh se për ndeshjen me Serbinë, mbi 30 mijë tifozë sonte në stadium kundër Anglisë

Biletat për ndeshjen, Kroaci – Spanjë janë shitur dy ditë para ndeshjes, e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Kombeve.

Ndeshja zhvillohet sonte me fillim nga ora, 20:$5 dhe stadiumi do të hapet për tifozët dy orë para se të fillojë gjithçka.

Që prej ndeshjes me Serbinë në vitin 2013, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e Brazilit, ku në stadium ishin të pranishëm 35,722 spektaktorë, Kroacia nuk ka luajtur në shtëpi me stadium të stërmbushur.

Më shumë se 20 mijë spektaktorë ishin të pranishëm në ”Maksimir Stadium” ndaj Ukrainës vitin e kaluar, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin e Rusisë, derisa në ”play-off” ndaj Greqisë ishin të pranishëm 30,013 spektaktorë, transmeton IndeksOnline.

Por, stadiumi nuk ka qenë i mbushur kurrë më parë sikur që do të jetë sonte. Për ndeshjen e sontme, janë shitur gjithsej 32,500 bileta.

E kaq tifozë në stadium, Kroacia ka harruar se kur ka pasur në ndeshjet si vendas.

Më poshtë, ju sjellim ndeshjet, ku Kombëtarja kroate është ndjekur më së shumti nga tifozët në ”Maksimir”:

Kroaci – Argentina 40,000 tifozë, 1994
Kroaci – Mexico 40,000 tifozë, 1992
Kroaci – SR Yugoslavia 38,743 tifozë, 1999
Kroaci – England 38,000 tifozë, 2006
Kroaci – Belgium 36,077 tifozë, 2001
Kroaci – Slovenia 36,000 tifozë, 2003
Kroaci – Serbia 35.722 tifozë, 2013
Kroaci – England 35.218 tifozë, 2008
Kroaci – Russia 35.000 tifozë, 2007
Kroaci – Bulgaria 35.000 tifozë, 2003./IndeksOnline/

Temat: