15:36 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Interi afër goditjes së fundit, kërkon kundërshtarin e Kosovës

Interi po përgatitet për çdo emergjencë që mund t’i ndodh gjatë vazhdimit të sezonit.

Me Lautaro të pezulluar dhe Sanchez jo në formë të mirë fizike, zikaltërit po mendojnë të transferojnë një sulmues në orët e fundit të merkatos.

Emri i parë në listë është ish-sulmuesi i tyre, veterani Goran Pandev, shkruan Indeksonline.

Futbollisti nga Maqedonia e Veriut thuhet se është në sezonin e tij të fundit pasi që ka paralajmëruar pensionimin në fund të sezonit.

Deri më tani ai ka bërë 18 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola, në luftë për ta shpëtuar Genoan nga rënia në Serie B.

Pandev do të jetë kundërshtar i Kosovës në ndeshjen e Play-offit të Ligës së Kombeve që zhvillohet në muajin mars. /IndeksOnline/