15:17 / E Premte, 19 Prill 2024 / mp

Interi afër vazhdimit të kontratës me sulmuesin e tyre

Duket që Interi ka arritur marrëveshje me Lautaro Martinezin për vazhdimin e kontratës.

Zyrtarizimi pritet të vijë pasi që të zyrtarizohet matematikisht titulli për “Zikaltërit”.

Sipas mediave italiane, nga Kina ka ardhur dhe miratimi i presidentit Steven Zhang për operacionin që shkon përtej kufizimeve normale të pagave, shkruan IndeksOnline.

Lautaro do të fitojë rreth 9 milionë euro në vit, përfshirë dhe bonuset, nga kontrata e re deri në 2029. Marrëveshja zgjat bashkëpunimin me tri vite, duke qenë se kontrata aktuale përfundon në 2026.

Me një fitore zikaltërit e Inzaghit do e çonin diferencën në 17 pikë me kuqezinjtë, me Interin gati të nisë festën për titullin e 20-të në historinë e tyre./IndeksOnline/