23:26 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / Gj. Sh

Interi bën ofertën e dytë zyrtare për Lukakun

Inter e dëshiron me çdo kusht transferimin e Romeu Lukakut gjatë afatit kalimtar veror.

Zikaltërit kanë bërë ofertën e dytë zyrtare në drejtim të Chelseas, shkruan IndeksOnline.

Interi ka paraqitur ofertën e dytë me vlerë 30 milion euro për të nënshkruar me Romelu Lukaku.

Chelsea dhe Inter do të diskutojnë në orët e ardhshme për të marrë një vendim rreth situatës së sulmuesit belg.

Sipas Gazetarit Fabrizio Romano, Lukaku dëshiron të vazhdojë në Evropë dhe nuk ka asnjë shans për një lëvizje në Arabinë Saudite./IndeksOnline/